Policia e Shtetit pezulloi 28 leje drejtimi në fundjavë

Nga Exit News
Policia e Shtetit pezulloi 28 leje drejtimi në fundjavë

Policia e Shtetit ka njoftuar se përgjatë fundjavës ka pezulluar 28 leje drejtimi.

18 patenta iu pezulluan qytetarëve për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

Për të njëjtën shkelje, dy qytetarë të huaj janë gjobitur me 30 mijë lekë, masa më e lartë e dënimit.

Njëkohësisht 10 leje drejtimi janë pezulluar nga policia pasi drejtuesit e makinës ishin nën efektin e alkoolit.

Dy shoferë janë vendosur në pranga pasi po drejtonin makinën të dehur dhe pa patentë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>