Në orën 2:47 të mëngjesit të sotëm, në rrethinat e Parisit janë vrarë tre terroristë, një kalimtar i rastit dhe plagosur tre police. Objekti i aksionit të policisë ka qënë organizatori kryesor i sulmeve të 13 Nëntorit në Paris.
Dy terroristë u vranë nga policia dhe një grua kamikaze hodhi veten në erë.
Policia ka rrethuar zonën, ka ndaluar transportin publik dhe banorët janë këshilluar të mos dalin nga shtëpitë.