
Policia e Romës ka arrestuar 55 persona për trafik qëniesh të gjalla, prostitucion, dhe trafik të lëndëve narkotike, raporton media italiane Il Messaggero.
Ndër 55 të arrestuarit, 52 janë burra dhe 3 janë gra, 27 janë qytetarë shqiptarë, 23 nigerian, 4 italainë dhe 1 nga Gana.
Policia italiane ka gjetur se droga, marjuanë, vinte nga Shqipëria (Vlorë) dhe më pas ndahej, përpunohej dhe shpërndahej nga organizatat kriminale nigeriane, në vendet e BE-së.
Arrestimet u kryen në Romë, Brescia, Modena, Macerata, Gjenova, Parma, Reggio Clabria, si dhe në Gjermani dhe në Shqipëri (Vlorë).