Policia kufitare e Vërmicës në Kosovë ka arrestuar 3 shqiptarë, të cilët po kalonin ilegalisht 24 emigrantë sirianë nga Shqipëria drejt Kosovës. Një tjetër është shpallur në kërkim.
Policia vëreu grupin e shqiptarëve të cilët po monitoronin kalimin e sirianëve në territorin e Kosovës. Pasi u pikasën nga policia, ata kanë tentuar të largohen, por vetëm njëri i shpëtoi kapjes.
Ata akuzohen për veprën penale ‘trafikim me emigrantët’.
Policia po punon për të zbardhur skemën e plotë të trafikimit të sirianëve.