Policët kanë përdorur forcë kundër një grupi qytetarësh që po proteston në Parkun e Liqenit kundër ndërtimit të një këndi lojrash.
Policia ka ndaluar qytetarët të futen në pjesën e parkut të rrethuar më gardh prej druri.
Në momentin që disa protestues kanë tentuar të hyjnë, policët i kanë qëlluar.
Një protestues është goditur brutalisht në grykë dhe ka humbur ndjenjat, por e ka marrë vetën më vonë.
Ndërkohë, burime të tjera thonë se edhe një polic është dërguar në spital, por nuk dihet shkaku.
Në këto momente qytetarët janë ulur në park.
Prezenca e policisë në park është e pazakontë—janë mbi 100 policë të mobilizuar për të mbajtur të rrethuar pjesën e parkut të caktuar për këndin e lojrave.