Policia po monitoron me dron territorin për parcela me kanabis

Nga Exit News
Policia po monitoron me dron territorin për parcela me kanabis

Policia po përdor dronët, jo vetëm për të gjetur qytetarët që shkelin izolimin, por dhe për identifikimin e zonave ku kultivohen lëndë narkotike, veçanërisht kanabis, si dhe identifimikin e personave në kërkim.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, deklaroi në Report Tv:

“Me dron [po identifikojmë] dhe personat në kërkim, personat që trafikojnë lëndë narkotike, me precedent penalë dhe ajo që është më e rëndësishme, ne jemi në një luftë të hapur dhe në kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Pamjet filmike ne na kanë lehtësuar kontrollin e drejtëpërdrejtë të territorit për kultivimin e bimëve narkotike.”

Policia ka nisur kontrollet ajrore me dron që më 13 prill, fillimisht për të gjetur qytetarët që shkelin izolimin.

Në krahasim me ditët e mëparshme, pas nisjes së monitorimeve me dron u vu re shtim i gjobave ndaj qytetarëve.

Policia nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar se sa sukses ka pasur monitorimi nga ajri në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>