
Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj 15 qytetarëve, të cilët protestuan një ditë më parë, kundër masave anti-Covid.
Policia i ka vendosur atyre dhe gjobë për shkelje të aktit normative që ndalon grumbullimin e qytetarëv, për shkak të pandemisë.
Të enjten, dhjetra qytetarë protestuan para kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskave në të gjithë ambientet jashtë shtëpisë. Ata u shpërndanë nga policia.
Prej 15 tetorit, qeveria Rama ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave kudo për të ndaluar përhapjen e virusit. Personat, të cilët nuk e mbajnë maskën do të gjobitjen me 3 mijë lekë.