![Policia gjobe kush leviz Policia rrit ndëshkimet ndaj qytetarëve e policëve që shkelin masat anti-Covid](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/03/Policia-gjobe-kush-leviz.jpg)
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka udhëzuar policinë që të shtojë kontrollet, mbikëqyrjen dhe ndëshkimin për ato qytetarë dhe biznese që nuk zbatojnë masat kundër përhapjes së Covid-19.
Aida Hajnaj, zëvendësdrejtoresha e policisë së shtetit, përmes një shkrese kërkon që të merren masa dhe ndaj vetë policëve nëse nuk veprojnë për zbatimin e masave anti-COVID.
Prej disa ditësh tashmë, me rritjen e numrit të të infektuarve janë komisariatet e policisë ato që kontrollojnë dhe zbatimin e karantinës nga personat e infektuar me koronavirus, sipas zonave të tyre.
Gjithashtu, policia po kontrollon nëse qytetarët, lokalet, qendrat tregtare, institucionet e shërbimit zbatojnë masat anti-Covid-19.
Me ndryshimet ne Kodin Penal, i infektuari që shkel karantinën dënohet nga dy deri në tre vjet burg, ndërsa shkeljave e masave për parandalimin e sëmundjeve, që sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve, dënohet me burg nga tre deri në tetë vjet.