Politikanë dhe diplomatë të huaj urojnë Kurban Bajramin

Nga Exit News
Politikanë dhe diplomatë të huaj urojnë Kurban Bajramin

Politikanët e lartë të vendit dhe përfaqësitë e huaja kanë uruar besimtarët myslimanë shqiptar për festën e Kurban Bajramit.

Presidenti Ilir Meta kërkoi kapërcim të çdo pengese për një Shqipëri evropiane dhe luftë kundër varfërisë, korrupsionit, padrejtësisë, arrogancës dhe arbitraritetit.

Kryeministri Edi Rama uroi përmes një video të xhamisë së Ethem Beut, në Sheshin Skenderbej, të restauruar.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha uroi “mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa në familjet tuaja për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët”.

Delegacioni i BE-së në Tiranë përmes, ambasadorit Luigi Soreca uroi Kurban Bajramin.

SHBA-të, përmes ambasadores Yuri Kim uruan për “ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>