Politikanët shqiptarë urojnë besimtarët ortodoks për Pashkët

Nga Exit News
Politikanët shqiptarë urojnë besimtarët ortodoks për Pashkët

Politikanët shqiptarë uruan të dielën të gjithë besimtarët ortodoks për Pashkët.

Presidenti Ilir Meta uroi në Facebook duke shkruar “Gëzuar Festën e Shenjtë të Pashkës, Ditën e Ngjalljes së Krishtit, të triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën, të së mirës ndaj së keqes dhe të dashurisë mbi urrejtjen.”

“Festa e Dritës, që kurrë nuk perëndon, na kujton sot se sado i lartë të duket “mali” i së keqes, e mira do të triumfojë sepse shpresa me besimin në Zot nuk vdes asnjëherë, por ajo është e gjallë dhe do të ngjallet si Krishti.”, tha Meta duke uruar Pashkët.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi besimtarët duke u shprehur se “Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.

Kryeministri Edi Rama shkroi në Facebook” GËZUAR PASHKËT ORTODOKSE”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>