Politikanët urojnë besimtarët me rastin e Ditës së Novruzit

Nga Exit News
Politikanët urojnë besimtarët me rastin e Ditës së Novruzit

Politikanët shqiptarë uruan të hënën besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Novruzit.

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta uroi besimtarët duke theksuar se kjo ditë do të sjellë pranverën në zemrën e çdo shqiptari.

“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut! Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës! Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari!”

Kryeministri Edi Rama po ashtu uroi në një status në Facebook të gjithë besimtarët, duke shkruar:

“Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit të gjithë Komunitetit Bektashian”.

Ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi përmes një letre drejtuar kryegjyshit Edmond Brahimaj shkruan se bektashinjtë kanë treguar për vite të tera tolerancë e paqe.

 “Forca e qëndresës bektashiane po shfaqet edhe gjatë këtyre stinëve të vështira të pandemisë, duke lehtësuar pasojat e saj të besimtarët dhe të gjithë shqiptarët. Bektashizmi, kjo shkollë e madhe e tolerancës, është njëkohësisht një shkollë e madhe e besimit, fuqisë, mbijetesës dhe rezistencës ndaj të keqes.”

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar përmes një postimi në Twitter uroi besimtarët bektashinj. Ai shkruan:

“Gëzuar nga mot Sulltan Novruzin! Qoftë kjo ditë e bekuar një ogur i mbarë për çdo shqiptar e për çdo familje që sot i lutet Zotit për të mirën, shëndetin dhe ngadhënjimin mbi të keqen!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>