Polonia bëhet gati të shkrijë Dhomën Disiplinare të gjykatësve

Nga Exit News
Polonia bëhet gati të shkrijë Dhomën Disiplinare të gjykatësve

Pas vendimit të Gjykatës Evropiane mbi Dhomën Disiplinare të gjykatësve, Polonia po përgatitet të rrëzojë sistemin disiplinar, për shkak se shkel traktatet e BE -së.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i partisë Ligji dhe Drejtësi (PiS) në pushtet, Jaroslaw Kaczynski, pasi Blloku ka kërcënuar të bllokojë ndihmën financiare ndaj vendit nëse nuk zbatohet vendimi i Gjykatës.

Komisioni Evropian i ka lënë afat Polonisë deri më 16 gusht për të shpërbërë Dhomën Disiplinare, pasi pretendon se po përdoret për të ushtruar presion mbi gjyqtarët ose për të ushtruar kontroll politik mbi vendimet gjyqësore.

“Ne do të shpërndajmë Dhomën Disiplinare siç funksionon aktualisht dhe në këtë mënyrë, subjekti i mosmarrëveshjes do të zhduket,” deklaroi Kaczynski të shtunën për agjensinë shtetërore të lajmeve PAP, cituar në një raportim të Reuters.

Disa ekspertë ligjorë e shohin hapin thjesht si një ndryshim kozmetik, i pamjaftueshëm për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit.

Sipas tyre, do të duhej që jo vetëm të shkrihej Dhoma, por të zhbëgìheshin edhe vendimet e marr prej saj vitet që ka funksionuar.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Polonisë, ndërkohë, ka ngrirë pjesërisht Dhomën Disiplinare, duke mospranuar shqyrtimin e rasteve të reja derisa të kalojnë ndryshimet legjislative ose derisa Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GJDBE) të marrë një vendim përfundimtar mbi çështjen.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>