Polonia hapi të premten baret dhe restorantet pas më shumë se 6 muajsh. Ky vendim i qeverisë lumturoi të gjithë qytetarë të cilët shpërthyen shampanjat. Reuters raporton se disa qytetarë e quajtën këtë ditë si festën e vitit të ri.
Baret tashmë do të ofrojnë shërbim si jashtë ashtu dhe brenda. Gjithashtu polakët nuk do jenë të detyruar të mbajnë maska.
Rastet në Poloni kanë rënë që prej prillit dhe qeveria ka lehtësuar masat. Të premten ka patur 3,288 raste të reja.