
Polonia, Lituani dhe Sllovakia kanë shënuar shifra rekord të të infektuave ditorë në 24 orët e fundit.
Shifrat në rritje të Evropës Lindore janë në përputhje me një rritje të rasteve në të gjithë Evropën, që nga gushti, që ka bërë që shumë vende të kthehen drejt kufizimeve më të ashpra.
“Numrat që ne po shohim tani janë rezultat i njerëzve që janë kthyer në jetën normale, të përditshme, janë kthim në punë. Është ajo që po shohim në rrugë çdo ditë: më shumë njerëz, më shumë kontakte,” tha zëdhënësi i ministrisë polake të shëndetësisë Wojciech Andrusiewicz.
Polonia regjistroi të shtunën, 1002 rastë të reja me Covid-19. Kjo shifër vjen disa ditë pasi autoritetet shtrënguan kriteret sipas të cilave, mjekët janë të detyruar të dërgojnë pacientët për analiza.
Slovakia gjeti 290 të infektuar të rinj, ndërsa në Lituani u zbuluan 61 të infektuar, shifra më e lartë që prej prillit.