Polonia nisi të zbatojë masat për ndalimin e abortit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në tetor 2020.
Tashmë në Poloni aborti do të lejohet vetëm në rast incesti ose kur vë në rrezik jetën e nënës.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi një ligj polak, cili lejonte abortin kur fetusi kishte anomali apo ishte i dëmtuar. Gjykata argumetoi se fetusi ishte qenie njerëzore dhe për këtë arsye gëzonte mbrojtje ligjore.
Kjo nxiti protesta masive në vend kundër këtij vendimi.
Mbi një mijë protestues u mblodhën pranë shtëpisë së udhëheqësit të partisë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS) Jaroslaw Kaczynski në Varshavë.
Dhjetëra policë të pranishëm ishin të veshur me mjete për trazira.