Polonia do të nisë vaksinimin e 16-17 vjeçarëve

Nga Exit News
Polonia do të nisë vaksinimin e 16-17 vjeçarëve

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki njoftoi të mërkurën se Polonia planifikon të fillojë vaksinimin e 16 dhe 17-vjeçarëve.

“Duam ta bëjmë vaksinimin të disponueshëm për këtë pjesë të re të shoqërisë së shpejti,” tha Morawiecki për gazetarët.

Ai shtoi se pas 21 majit vendi do të lejojë hapjen e kinemave, teatrove, sallave të koncerteve dhe institucioneve kulturore

në mënyrë që “këto pjesë të jetës shoqërore dhe socio-ekonomike të fillojnë më herët”.

Ndërkohë palestrat dhe qendrat e fitnesit do të hapen një ditë më herët sesa ishte planifikuar më 28 maj.

Sipas raportimit nga Reuters, vendimet janë marr në kuadër të rënies së numrave të infektimit në vend.

Rastet e reja me Covid-19 në Polonia kanë rënë në një mesatare ditore prej 4300 rastesh, nga rreth 35 000 raste që numuroheshin në fillim të prillit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>