Sekretari amerikan i Shtetit në ikje, Majk Pompeo ka përshëndetur emërimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme.
Pompeo shkruan se Xhaçka ka qenë partnere e fortë si Ministre e Mbrojtjes dhe pret të bashkëpunojnë për të zgjeruar lidhjet mes dy vendeve.
“Kënaqësi të dëgjoj njoftimin se Olta Xhacka është Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partner i fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”
Olta Xhaçka u emërua Ministre e Evropës dhe Punëve të Jashtme të martën si pjesë e disa ndryshimeve në qeveri.
Gent Cakaj dha dorëheqjen si zv/ministër i Jashtëm ndërsa Niko Peleshi u emërua Ministrër i Mbrojtjes.
Majk Pompeo pritet të largohet nga detyra e Sekretarit të Shtetit më 20 janar pasi Xho Bajden të marri presidencën e SHBA-së. Në vend të tij është paralajmëruar të emërohet Antoni Blinken.