
Sektori i turizmit në Portugali ka humbur 60,000 vende pune vetëm këtë vit për shkak të ndikimit të pandemisë, tha sekretari i turizmit Rita Marques të hënën, sipas The Guardian.
Disa nga rajonet e vendit duhet të diversifikojnë ekonominë e tyre të varur nga turizmi pas pandemisë, i tha ajo Reuters në një intervistë.
Vitin e kaluar, Portugalia pati më shumë se 16.4 milion vizitorë të huaj.
Rajone të tilla si Algarveja jugore, e famshme për plazhet dhe fushat e golfit dhe veçanërisht të preferuara për vizitorët britanikë, janë ndër më të prekurat. Në Algarve, industria e turizmit nuk po vuan vetëm prej pandemisë, por edhe nga shqetësimet në lidhje me implikimet e Brexit.
“Ne kemi nevojë për të diversifikuar … por ne do të punojmë për të garantuar që Algarve vazhdon të mirëpresë të gjithë britanikët – pa marrë parasysh se çfarë ndodh me Brexit”, tha Marques.