Portugalia hapi të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe lehtësoi masat kundër koronavirusit.
Qeveria porugeze zgjati orët e hapjes së kafeneve, restoranteve dhe qendrave kulturore, sidomos në fundjavë.
Dasmat dhe organizimet tjera do të lejohen por me 50 për qind të kapaciteteve nëpër restorante.
Portugalia ka qënë një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Vendi rregjistronte çdo ditë rreth 300 të vdekur.
Deri me tani rreth 22 për qind e popullsisë portugeze, ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.