Portugalia shtyn afatin e karantinës kombëtare

Nga Exit News
Portugalia shtyn afatin e karantinës kombëtare

Portugalia ka shtyrë deri në mes të shkurtit afatin e karantinës kombëtare, pasi numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet ndjeshëm dhe spitalet po përballen me mbingarkesë.

Karantina përfshin mbylljen e shkollave, mbylljen e të gjithë bizneseve që nuk ofrojnë shërbime thelbësore, dhe lëvizje me orar të kufizuar për qytetarët. Ajo u vendos fillimisht në 15 janar.

Po ashtu, qeveria ndaloi dhe udhëtimin për 15 ditë të të gjithë qytetarëve portugezë drejt vendeve të tjera.

Forca të shumta policie do të vendosen veçanërisht në kufirin me Spanjën. Midis Portugalisë dhe Spanjës do të lejohet vetëm udhëtimi për transportin e mallrave ose për arsye shëndetësore.

“Numri i vdekjeve po rritet me një ritëm të paimagjinueshëm. Presioni është ekstrem, ne duhet të veprojmë shpejt dhe në mënyrë drastike,” tha Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousanë një fjalim për qytetarët.

Të enjten, Portugalia raportoi një rekord të ri për vendin: 303 viktima me Covid-19 dhe 16,432 të infektuar të rinj në 24 orë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>