
Portugalia zgjati me 15 ditë gjendjen e jashtëzakonshme, teksa lehtësoi në mënyrë graduale masat e izolimit të vendosura në mesin e muajit janar.
Vendi ka nisur të lehtësojë masat më 15 mars duke rihapur libraritë, kopshtet e fëmijëve, shkollat fillore dhe sallonet e bukurisë.
Të enjten, parlamenti i këtij shteti miratoi vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në mesin e muajit prill, por nëse situata me pandeminë përmirësohet, muzetë, oborret e restoranteve dhe dyqanet do të rihapen.
Portugalia ka patur një ulje të numrit të të infektuarve gjatë ditëve të fundit.