Postet ministrore për partitë aleate të PD-së do të ndahen sipas votave të marra prej tyre në zgjedhjet e 25 prillit.
“Postet pas zgjedhjeve ndahen në bazë të votave të marra, nëse do kenë aq vota sa të marrin ministër ata duhet ta marrin”, u shpreh Edi Paloka, drejtues politik i PD-së për Durrësit në një intervistë me Nisida Tufën në NeWs24.
PD ka bërë koalicion me 13 parti aleate kandidatët e të cilëve do të garojnë në listat e PD-së. Ai theksoi se garimi me lista të vecanta me LSI-në u bë për të maskimalizuar votat, pasi LSI, si një forcë e majtë qeverisëse mund të marrë vota nga socialistët e zhgënjyer.
“PD është e para si forcë dhe e dyta është LSI. Theksohet që është një forcë e majtë. Në ideologji jemi të ndryshëm, pika e parë që na bashkon të gjithëve është që jemi të gjithë përballë të keqes që është Edi Rama, synimi ynë është të largojmë Ramën”, shtoi Paloka.