
Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka rrëzuar sot (2 dhjetor) vendimin e Këshillit Bashkiak për t’i hequr titullin ‘Qytetar Nderi,’ Veton Surroit.
Heqja e titullit u propozua nga kryebashkiuaku i Kukësit Safet Gjici, pas një ankese të 57 familjeve kuksiane pas deklaratave të Surroi për UÇK-në.
Kryeministri Edi Rama dënoi vendimin e Këshillit Bashkiak në Kukës për heqjen e titullit “Qytetar Nderi”, Veton Surroit. Në një postim në Twitter, Rama i kërkoi Parlamentit të bëjë ndryshime në ligjin për caktimin e titujve dhe medaljeve.
Pas deklaratave të Kryeministrit, Safet Gjici kërkoi falje dhe e tërhoqi vendimin e tij.
Ndërsa, Veton Surroi në një deklaratë ekskluzive per Euronews Albania, e konsideroi si një gjyq politik fjalimin e Gjiçit. Ai tha se më shumë e kishte prekur formulimi “le ta shkarkojmë tash, format do t’i marrim më vonë”.