Kina ka shpërndarë disa vaksina eksperimentale për grupet që kanë rrezikshmëri të lartë infektimi nga koronavirusi që prej muajit korrik, sipas deklaratës së një zyrtari kinez.
Asnjë vaksinë nuk është ende e finalizuar, gjë që do të kërkonte testim në masa të gjera të popullsisë për të vërtetuar që mbron nga Covid–19.
Qëllimi i vaksinimeve që shteti kinez po kryen është të rrisë imunitetin e disa grupimeve specifike të popullsisë, përfshi punonjësit e sistemit shëndetësor dhe ata që punojnë në dyqane apo transport.
Autoritetet po konsiderojnë zgjerimin e përdorimit të këtij programi për të ndaluar shpërthime të reja të mundshme të virusit gjatë vjeshtës dhe dimrit, deklaroi një zyrtër i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Zheng Zhongwei.