Presidenca sllovene paralajmëron BE-në mbi rreziqet e ngecjes së zgjerimit në Ballkan dhe ndjekjen e politikës së “butë”

Presidenca sllovene paralajmëron BE-në mbi rreziqet e ngecjes së zgjerimit në Ballkan dhe ndjekjen e politikës së “butë”

Presidenti slloven, Janez Jansa paralajmëroi të martën vendet e BE-së mbi rrezikun e ngecjes së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se boshllëku do të mbushej nga fuqi me të tjera interesa e vlera.

“Nëse nuk jemi të aftë ta realizojmë këtë, nëse nuk bëjmë një hap përpara në Ballkanin Perëndimor, atëherë këto veprime do të ndërmerren nga dikush tjetër, nga dikush që ka interesa dhe vlera të ndryshme,” deklaroi ai në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Jansa prezantoi para PE-së planet dhe prioritetet për presindencën 6 mujore të Këshillit të Bashkimit Evropian, të cilën vendi e mori në dorëzim në 1 korrik.

Në agjendën sllovene, mes prioriteteve, parashikohet mbajtja e Samitit të Ballkanit Perëndimor më 6 tetor, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së, si dhe udhëheqësit ballkanik.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian është një vendim strategjik i Bllokut, për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin si brenda tij, ashtu edhe në rajon,” shkruhet në agjendën zyrtare të Presidencës Sllovene.

Ai tha se krizat e viteve të fundit si kriza financiare, emigracioni, Brexit dhe pandemia COVID-19, e kanë detyruar Bashkimin Evropian të jetë më strategjik dhe të përqendrohet në politikën e jashtme.

Kjo vjen pas një perjudhe të gjatë, ku BE-së i ka munguar veprimet strategjike, ndaj ai bëri thirrje që Blloku të përqëndrohej në “kërkimin e përgjigjeve strategjike për pyetje strategjike”.

Jansa informoi se, nën parullën “Së bashku. Qëndrueshëm. Evropian.”, Presidenca sllovene do të përqëndrohet në rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë, duke bërë të mundur që objektivat ambicioze mbi mjedisin të mund të adoptohen në legjislacion të detyrueshëm; po ashtu prioritet do të jetë tranzicioni dixhital, sundimi i ligjit dhe mbrojtja e kufijve të jashtëm.

Në politikën e jashtme, Jansa pyeti nëse nuk kishte ardhur koha që BE-ja të hiqte dorë nga ushtrimi vetëm i pushtetit të butë (soft poëer), duke marr vendime gjysmake. Ai

Ai solli shembullin e emigracionit nga Afrika, ku shtoi se BE-ja duhet të ndërhynte që këto vende të ndërtonin sisteme demokratike, ndryshe do të duhej të investonte gjatë për ngritjen e mureve detare për t’i kthyer ata mbrapsht.

“BE duhet të flasë për këtë dhe të përballet me faktin se vetëm forca e butë nuk ndihmon këtu,” u shpreh Jansa.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>