Presidentët e BE-së takohen me Erdoganin me 6 prill

Nga Exit News
Presidentët e BE-së takohen me Erdoganin me 6 prill

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të takohen me Presidentin turk Tayyip Erdogan në Turqi në 6 Prill. Lajmi u njoftua nga Dana Spinant, zëdhënëse e drejtore e Komunikimit Politik të BE-së,  të hënën, në Twitter.

Ky takim është një sinjal për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. BE nuk dha detaje të mëtejshme.

Takimi i fundit mes Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentit turk Tayyip Erdogan u mbaj më 4 mars 2020 në Ankara, me pjesmarrjen e Përfaqësuesit të Lartë te BE-së Josep Borrell.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>