Presidenti turk Rexhep Taip Ergodan ka pritur me një ceremoni solemne, të mërkurën, kryeministrin Rama.
Pritja në presidencë shënoi nisjen e vizitës zyrtare dy ditore të Ramës dhe ministrave të tij në Turqi.
Sipas njoftimi të presidencës turke, kalorësia mirëpriti makinën e Ramës, në rrugën përpara Kompleksit Presidencial, dhe i shoqëroi ata te porta e protokollit.
Ndërsa presidenti Erdogan priti Ramën në hyrjen kryesore të Kompleksit Presidencial.
Në ceremoni ishin vendosur gjithashtu flamuj dhe ushtarë që përfaqësonin 16 shtetet turke të vendosura në histori.
Rama përshëndeti në turqisht, duke thënë ‘Merhaba’ ushtarët turq.
Erdogan dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit dhe firmosjes së disa marrëveshjeve, për të cilat ende nuk ka detaje të bëra publike.
Exit News ka mësuar se Rama shoqërohet në këtë vizitë nga disa ministra, përfshi atë të Brendshëm Çuçi dhe të Arsimit Kushi.