Presidenti francez viziton Libanin pas shpërthimit të fuqishëm

Presidenti francez viziton Libanin pas shpërthimit të fuqishëm

Presidenti francez Emanuel Macron do të vizitojë Libanin, ditën e enjte, për t’i ofruar ndihmën e Evropës pas shpërthimit të tmerrshëm, që vra mbi 100 persona dhe plagosi mbi 3000 të tjerë.

Presidenti do të takohet me presidentin dhe kryeministrin libanez, njofton zyra e Presidencës.

Të mërkurën, Franca nisi 25 ton materiale mjekësore dhe ndihmë humanitare në Liban.

Ndërsa ministrat francez po takohen sot mbasdite për të koordinuar ndihmën ndaj Libanit.

Edhe vendet e tjera të BE-së si Italia, Greqia, Çekia, dhe Komisioni Evropian po dërgojnë ndihma në Liban.

Të martë, një shpërthim i fuqishëm në zonën e portit në Beirut shkaktoi mbi 100 të vdekur, 3000 të plagosur dhe la rreth 300 000 persona të pastrehë.

Shpërthimi u shkaktua nga shpërthimi aksidental i një sasie nitrati të ruajtur në një nga magazinat e portit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>