Presidenti Francois Hollande i dorëzon dekoratën " Legjion i Nderit" Ismail Kadares

Presidenti i Francës François Hollande i dorëzoi, sot, shkrimtarit Ismail Kadare Urdhërin Komandant i Legjionit të Nderit.

Në janar të vitit 2016, Kadare u vlerësua me këtë çmim, cili ju dorëzua sot nga Presidenti Hollande.

Gjatë ceremonisë Presidenti Hollande e cilësoi shkrimtarin Kadare si “autor i jashtëzakonshëm i historisë së Ballkanit”, ndër të tjra ai shtoi se :

“Ju jeni një avokatë i kulturës Europiane dhe unë i thashë Kryeministrit tuaj: fatmirësisht që ka europianë të cilët nuk i përkasin europës por e duan Europën.”

Në këtë ceremoni ishte i ftuar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se:

“Ju jeni zemra europiane dhe shpirti universal i Francez dhe Shqipërisë.”

Me Urdhërin Kalorësi Kombëtar “Legjioni i Nderit” janë vlerësuar shkrimtari Fatos Kongoli dhe përkthyesi Jusuf Vrioni.

Urdhëri kombëtar i Legjionit të Nderit është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ai ndahet në pesë nivele të ndryshme në rend rritës si Kalorës, Oficer, Komandant, Oficer i Lartë, dhe Kryqi i Lartë. Tre të parat janë grada ndërsa dy të fundit janë tituj. Ismail Kadre është vlerësuar me gradën e tretë, ndërsa Fatos Kongoli dhe Jusuf Vrioni janë vlerësuar me graden e dytë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>