Presidenti i Brazilit Bolsonaro po hetohet për trajtimin e krizës së koronavirusit nga Gjykata e Lartë e Brazilit.
Gjykata e Lartë pritet të mblidhet të mërkurën për të vendosur çështjen, raporton Reuters.
Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë Luis Roberto Barroso, vendosi të enjten se mjaft senatorë kishin nënshkruar një hetim të propozuar për përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë, për të nisur hetimin pavarësisht ngecjes nga udhëheqja e Senatit.
Hetimi i Senatit do të grumbullojë presione të mëtejshme mbi Bolsonaron. Ai është goditur për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në Brazil.
Vendi ka regjistruar mbi 350,000 vitkima, i dyti më i lartë në botë pas SHBA.