Presidenti i Brazilit nën hetim për menaxhimin e pandemisë

Nga Exit News
Presidenti i Brazilit nën hetim për menaxhimin e pandemisë

Presidenti i Brazilit Bolsonaro po hetohet për trajtimin e krizës së koronavirusit nga Gjykata e Lartë e Brazilit.

Gjykata e Lartë pritet të mblidhet të mërkurën për të vendosur çështjen, raporton Reuters.

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë Luis Roberto Barroso, vendosi të enjten se mjaft senatorë kishin nënshkruar një hetim të propozuar për përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë, për të nisur hetimin pavarësisht ngecjes nga udhëheqja e Senatit.

Hetimi i Senatit do të grumbullojë presione të mëtejshme mbi Bolsonaron. Ai është goditur për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në Brazil.

Vendi ka regjistruar mbi 350,000 vitkima,  i dyti më i lartë në botë pas SHBA.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>