Presidenti i Brazilit shtrohet në spital pas një lemze kronike

Nga Exit News
Presidenti i Brazilit shtrohet në spital pas një lemze kronike

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro u shtrua në spital të mërkurën për të identifikuar shkakun e një lemze kronike, tha njoftoi zyra e tij.

Bolsonaro, 66 vjeç, është shtruar në spitalin ushtarak në Brasilia dhe pritet të jetë nën vëzhgim për 24 deri në 48 orë.

Në njoftimin e presidencës thuhet se ai po ndihet më mirë.

Media lokale G1 raportoi se Bolsonaro ishte pranuar për analiza mjekësore të paspecifikuara pasi ndjeu dhimbje barku gjatë orëve të para të së mërkurës.

Në një fjalim të enjten e kaluar, Bolsonaro tha se kishte vuajtur nga lemza për një javë, raporton Reuters.

Shëndeti i Bolsonaro ka qenë një problem gjatë presidencës së tij. Ai rrezikoi të vdiste pasi u godit me thikë në bark gjatë fushatës në 2018, duke rezultuar në operacione të shumta pasuese.

Një nga deputetët e partisë së tij shkroi në Twitter të mërkurën se shtrimi në spital i Bolsonaro ishte “një pasojë e goditjes me thikë në 2018”.

Gazeta O Globo raportoi se Antônio Luiz Macedo, kirurgu që operoi Bolsonaro në 2018, ishte thirrur në Brasilia për të qenë me presidentin.

Përveç goditjes me thikë, Bolsonaro u infektua COVID-19 në korrik të vitit të kaluar, por u shërua. Në daljet publike gjatë muajve të fundit, është vënë re se ai ka pasur një kollë të fortë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>