Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Enio Jaço është shprehur pengesa e investitorit amerikan në Rinas ishte një nga elementët që na bëri të kuptojmë klimën e biznesit në Shqipëri.
Gjatë një interviste për emisionin “Me Pak Fjale” Z. Jaço foli në lidhje me gjendjen aktuale të klimës së biznesit në Shqipëri dhe hapave të mundshëm që mund të merr për përmirësimin e saj.
Z. Jaço tregoi disa zhvillime të vitet të kaluar kanë tërhequr vëmendjen e anëtarëve të Dhomës Amerikane të Tregëtisë.
“Së pari, kemi patur një investitor amerikan që erdhi të investojë në aeroportin e Rinasit dhe pati një përfundim të keq negativ, u kthye mbrapsht investitori dhe ndoshta tani është nëpër gjyqe ndërkombëtare. Na ndryshoi vëmendjen sepse u përballëm me pafuqinë e një investitori, qoftë amerikan për të bërë një investim për të cilin kishte një kontratë me aeroportin e Rinasit.”, deklaroi Z. Jaço.
Ai citoi gjithashtu ty raporte, – Doing Business i Bankës Botërore dhe i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, – në të cilët tregohet se klima e biznesit në Shqipëri vitin e fundit është përkeqësuar.
Shqipëria humbi 19 pikë në raportin e fundit të Doing Business dhe shënoi rënie 5% në indeksin e Dhomës Amerikane të Tregëtisë.
Pesë indikatorët që kanë shënuar rënien më të madhe në raportin e Dhomës Amerikane janë:
- Klima Politike e Brendshme
- Monopolet dhe Konkurenca e Padrejtë
- Gjetja e Stafit Lokal të Kualifikuar
- Performanca e Ekonomisë Shqiptare
- Klima e Biznesit
Megjithatë, Z. Jaço u shpreh optimist “për ndërgjegjësimin që ka ndodhur vitet e fundit në lidhje me klimën e biznesit dhe në lidhje me përmirësimin e ekonomisë”.
“Unë mendoj që potenciali i Shqipërisë është shumë i madh. Së pari kemi pozicion gjeografik nga më të favorshmit. Jemi aleat të SHBA, jemi kandidatë për tu bërë pjesë e BE, jemi anëtarë të NATO dhe kemi terren miqsor dhe forcë punëtore të re të prirur për të marrë dije të reja.”, tha Z. Jaço.
Presidenti i Dhomës Amerikane theksoi nevojën e përmirësimit të klimës së biznesit duke bërë që rregullat të jenë sa më transparente dhe njësoj për të gjithë.
Ai nënvizoi si të rëndësishme invesitmet në infrastukturë, luftën kundër korrupsionit, përfshirjen e të gjitha grupeve sociale në vendimarrje, investimet në sekorë me potencial të lartë si ekonomia dixhitale apo eksportet shqiptare, modernizimi i sistemit të taksave dhe modernizimi i fuqisë punëtore.