Presidenti i Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pas incidentit të së shtunës në Shkodër gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar të boksit.
Kalivopulli shkruan se shkak për dorëheqjen ishin incidentet e djeshme ndodhur në qytetin e Shkodrës gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar.
Ndeshja mes ekipit të Tiranës dhe Vllaznisë të shtunën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u pasua nga një përleshje ku u përfshinë tifozë dhe stafe të dy ekipeve.
Kalivopulli mbante detyrën e presidentit të federatës së boksit prej vitit 2015.