Presidenti i FSHF, Duka kërkon miratimin e ligjit për sportin

Nga Exit News
Presidenti i FSHF, Duka kërkon miratimin e ligjit për sportin

Presidenti i Federatës të Futbollit Shqiptar, Armando Duka i bëri thirrje qeverisë të miratojë sa më shpejt ligjin për sponsorizimin e ekipeve të futbollit shqiptar.

Në një konferencë për shtyp, Duka pohoi se kërkesa për sponsorizim të futbollit ëstë normale. Ai shtoi se shteti i Kosovës jep 12 milionë euro për ekipet e Kosovës, ndërsa shteti shqiptar vetëm 700 mijë euro.

“Ne kërkojmë ndryshime ligjore për të përmirësuar sportin. Nuk kanë asnjë argument që mund të japin për ligjin e sponsorizimit. Buxheti që jep qeveria shqiptare është 700 mijë euro. Kosova jep 12 milionë euro.”

Duka pohoi se UEFA është vënë në dijeni për këtë kërkesë dhe kërkon që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>