Presidenti i KE-së, Charles Michel: BE qendron përkrah Ballkanit Perëndimor ne luftën kundër koronavirusit

Nga Exit News
Presidenti i KE-së, Charles Michel: BE qendron përkrah Ballkanit Perëndimor ne luftën kundër koronavirusit

“BE qendron përkrah Ballkanit Perëndimor. Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor do të përqendrohet në luftën kundër Covid-19; në rikonfirmimin e prespektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor; në ritheksimin e angazhimeve për vlerat dhe reformat e BE-së”, shkroi në twitter Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel përpara fillimti të samitit të Zagrebit.

Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi tha për European Western Balkans:

“BE po e trajton Ballkanin Perëndimor si një patner të privilegjuar duke i dhënë akses në shumë nisma dhe instrumente të dedikuara për vendet anëtare. Ne do ta mbështesim ngritjen ekonomike të rajonit dhe në të njëjtën kohë do t’i sjellim partnerët afër BE-së”.

Më herët edhe eurodeputetja Kinga Gál e Partive Popullore Evropiane tha se udhëheqësit e BE-së do të konfirmojnë planin për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Takimi i nivelit të lartë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, po mbahet sot online dhe në orën 16:30 udhëheqësit e BE-së do të zhvillojnë një videokonferencë.

Në këtë takim marrin pjesë Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, eurodeputetja Tanja Fajon and Tonino Picula, Kryeministri Albin Kurti, Edi Rama, Zoran Zaev dhe udhëheqësit e opozitës të Serbisë, Malit të Zi, dhe Bosnje-Hercegovinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>