Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk i bëri thirrje Bashkimit Europian që të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut.
Gjatë një konference për shtyp pas takimit me kryeministrin maqedonas Zoti Tusk deklaroi:
“Republika e Maqedonisë së Veriut e bëri të veten, tani radhën e ka Evropa që të përfundoj pjesën e saj.
Mbetem në qëndrimin që kam shprehur edhe në qershor, se vendi juaj gjatë dy viteve të fundit bëri gjithçka që Europa priste nga ju për t’i filluar negociatat, në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian. Kjo është edhe më tej bindja ime, vendi i juaj bëri çmos…
Shkupi është vendi më i mirë nga ku dua të apeloj deri tek liderët e BE-së, tani ju duhet ta përmbushni pjesën tuaj, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut tanimë ka mbaruar pjesën e saj.”
Pas Maqedonisë, kreu i Këshillit Europian po viziton dhe Tiranën, ku po takohet me kryeministrin Edi Rama.