Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të vizitojë sot Tiranë. Ai do të takohet me kryeministrin Rama për të biseduar për intregrimin europian të vendit dhe për konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në shkurt në Bruksel.
Pas Tiranës, Charles Michel do të vizitojë dhe Shkupin.
Si për Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut kjo vizitë ka rëndësi pasi shtetet e BE-së pritet të marrin vendimin për hapjen ose jo të negociatave në pranverë 2020.
Kjo është vizita e dytë e një drejtuesi të BE-së në pak ditë. Një javë më parë Tiranën e vizitoi dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.