Presidenti i KE Michel: E ardhmja e Ballkanit në BE, por ende s’kemi unanimitet për negociatat

Presidenti i KE Michel: E ardhmja e Ballkanit në BE, por ende s’kemi unanimitet për negociatat

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel deklaroi sot se megjithëse e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është BE-ja, këto shtete duhet të vazhdojnë reformat dhe të luftojnë krimin e korrupsionin. Ai tha se mes shteteve të BE-së nuk ka ende unanimitet për hapjen e negociatave dhe mënyrën e zgjerimit të BE-së.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Charles Michel u shpreh:

“Ne pohojmë që fati i këtij vendi, i Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i kthyer drejt Europës, por kjo kërkon që të ketë angazhim për të vazhduar përpjektje për reformat, modernizimin, reformën në drejtësi, luftën kundër krimit.

Është e nevojshme të vazhohet me dialogun, punën, përpjekjet.”

Zoti Michel sqaroi se fillimisht shtetet e BE-së duhet të bien dakord ‘për mënyrën se si do ta mendojnë zgjerimin, që ky proces të ketë besim dhe lidership politik’.

Ai konfirmoi pjesëmarrjën në konferencën e Donatorëve në shkurt në Bruksel dhe premtoi ndihmë konkrete për përballimin e dëmeve të tërmetit.

Ndërsa kryeministri Rama tha se BE po fokusohet aktualisht tek debatet e brendshme dhe jo te zgjerimi konkret:

“Në këtë fazë Bashkimi Europian ka një diskutim të brendshëm dhe jemi të vetëdijshëm që nuk varet nga çfarë bëjmë ne në këtë moment, por nga sa dhe si miqtë tanë në BE do të bien dakord për metodologjinë e re dhe si do të jetë qasja e përgjithshme e BE-së.

Në këto kushte edhe Franca të ishte duke kërkuar të hynte në BE, nuk do të pranohej nga Franca.”

Rama u shpreh se ka biseduar me Zotin Michel dhe nismën e tij anti-KÇK dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe tha se vendi do të vazhdojë me reformat e nisura:

“Pavarësisht se cili do të jetë vendimi për negociatat, ne do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që do të kishim bërë po të ishin hapur negociatat sepse ne këtë e bëjmë për veten tonë, jo se na i kërkon presidenti i Këshillit. Ka qartësi se reformat tona po ecin, rezultatet e pritura po vijnë.”

Ai tha se presidenti  Charles Michel ka ofruar angazhimin e tij personal për të ndihmuar që konferenca e donatorëve më 17 shkurt në Bruksel të jetë e suksesshme.

Pas Tiranës, Charles Michel do të vizitojë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>