Presidenti i PPE Daul dënon dhunën në protesta

Presidenti i PPE Daul dënon dhunën në protesta

Joseph Daul, Presidenti i Partisë Popullore Europiane, dënoi sot dhunën e përdorur në protestat e opozitës dhe i kërkoi shumicës dhe opozitës të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.

Në Twitter, Zoti Daul shprehet:

“Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të qëndrojnë larg çdo lloj dhune.”

Prej 30 vitesh, Partia Popullore Europiane është partia më e madhe në Parlamentin Europian. EPP është parti e qendrës së djathtë, ku bëjnë pjesë 80 parti nga 42 shtete, mes të cilave është dhe Partia Demokratike.

Më herët dhe ambasada Gjermane, Hollandeze, Britanike, e SHBA-ve, përfaqësuesit e OSBE-së dhe përfaqësuesit e CDU/CSU në Bundestag dënuan dhunën e mbështetësve të opozitës gjatë protestave dhe i kërkuan asaj të lërë rrugën dhe të ulet në bisedime me qeverinë.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë dënuan dhe veprimin e protestuesve kundër ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt gjatë protestës së 11 majit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>