Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden premtoi vaksinimin me të paktën një dozë vaksine kundër Covid-19 për 70% të amerikanëve të rritur deri më 4 korrik.
Qëllimi i ri përfshin vaksinimin e plotë të 160 milionë të rriturve deri në më 4 korrik, raporton Associated Press.
Kjo vjen ndërsa kërkesa për vaksina ka rënë dukshëm në të gjithë vendin, me disa shtete që kanë ofruar stimuj për personat që vaksinohen.
Biden do të bëjë thirrje që shtetet të bëjnë të disponueshme vaksinat dhe do të drejtojë shumë farmaci të bëjnë të njëjtën gjë.
Deri më tani, më shumë se 56% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine Covid-19 dhe gati 105 milion janë vaksinuar plotësisht.
SHBA-të aktualisht po administrojnë dozat e para me një normë prej rreth 965,000 të vaksinuar në ditë.