Presidenti Meta do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një mendim ligjor, lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese. Ky fakt u bë i ditur nga zëdhënësi i Presidentit Meta në një postim në faqen e tij në Facebook.
“Presidenti i Republikës bën me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.”
Më parë shumica socialiste vendosi t’i drejtohet Komisionit të Venecias me pesë pyetje për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.