Presidenti francez Emanuel Makron ka paguar 26 mijë euro një grimier që i ka bërë makiazhin për daljet në publik, në takime apo televizor, gjatë tre muajve të shkruar.
Këtë fakt e ka bërë të njohur revista franceze Le Point. Revista shprehet se zyra e presidentit e ka justifikuar me faktin se atyre u ishte dashur të kontraktonin një profesionsit të jashtëm si zgjidhje emergjente, sa të punësonin një grimier që do të paguhet me rrogën normale të punonjësit publik.
Ky skandal vjen në një kohë kur pëlqimi popullor ndaj Presidentit Makron ka rënë në mënyrë të jashtëzakonshmë në 36 për qind nga mbi 57 për qind në muajin maj kur Macron u zgjodh president.
Parardhësi dhe mentori i Makronit, Fransua Hollande u përfshi në një skandal të ngjashëm para dy vjetësh kur u zbulua se ai i paguante parukierit të tij personal një rrogë mujore prej gati 10 mijë eurosh nga buxheti publik./Exit.al