Presidenti Meta: Askush nuk duhet të defaktorizojë Kosovën, taksa e Rrugës së Kombit e gabuar

Nga Redaksia
Presidenti Meta: Askush nuk duhet të defaktorizojë Kosovën, taksa e Rrugës së Kombit e gabuar

“Çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, që udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, që sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje. Çdo iniciativë që provokon debate të panevojshme nuk e ndihmon bashkëpunimin tonë. Askush nuk ka pse keqpërdoret për të defaktorizuar Kosovën.”

Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste për “Epoka e Re”, media në Kosovë, në lidhje me minishengenin. Ai u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një bashkëpunim të ngushtë, duke theksuar kundërshtinë e tij për taksën e Rrugës së Kombit.

“Shqipëria dhe Kosova në të gjitha fushat duhet të forcojnë pa më të voglin hezitim bashkëpunimin dhe të rrëzojnë të gjitha barrierat administrative dhe burokratike. Ju e dini qëndrimin tim për taksën e Kalimashit. Kjo është një taksë mjaft e gabuar dhe dekurajuese, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë. Por edhe për tregtinë, po të kemi parasysh se sa e kushtueshme është sidomos për të vënë në funksion të Kosovës edhe portet e Shqipërisë në të ardhmen.”

Në lidhje me zgjedhjet në Kosovë Presidenti Meta u shpreh:

“Shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira. Shqipëria, për fat të keq, nuk ka se çfarë t’i mësojë Kosovës, as sa i përket shtetit ligjor, as sa i përket zgjedhjeve e pluralizmit politik, apo qoftë sa i përket demokracisë.”

Presidenti Meta shprehu falenderimet për shtetin e Kosovës për ndihmën që i dha Shqipërisë, për përballimin e tërmetit të 26 nëntorit.

LEXO  Meta takon ministrin turk: Të nxisim investimet turke në Shqipëri

“Kosova ishte e para që reagoi menjëherë duke na ardhur në ndihmë. E kam shprehur dhe nuk kursehem ta përsëris falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe solidarizimin maksimal e të jashtëzakonshëm të institucioneve të saj dhe në veçanti të qytetarëve të Kosovës, në ato momente dramatike për Shqipërinë. “

Lajme te ngjashme