Presidenti Meta cakton datën e zgjedhjeve vendore

Presidenti Meta cakton datën e zgjedhjeve vendore

Zgjedhjet vendore për vitin 2019 do të zhvillohen më 30 qershor. Presidenti Meta dekretoi sot datën e zgjedhjeve, pas konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare.

Më 31 tetor, presidenti takoi në takime të veçanta kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, atë të PD-së Edmond Spaho dhe më pas kreun e grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama.

Presidenti Meta nuk ka marrë parasysh kërkesën e Zotit Balla, i cili kërkoi afrimin të datës së zgjedhjeve për të mos penguar sezonin turistik veror.

Zgjedhjet e kaluara vendore u zhvilluan më 21 qershor 2015.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>