Presidenti Ilir Meta dekoroi të martën Avni Rustemin me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, dekorata më e lartë e shtetit shqiptar.
Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti në një postim në Facebook. ku shkruan:
“Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.”
Meta shtoi se veprimtaria e tij u bë burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët kundër pushtuesve të huaj.