Presidenti Ilir Meta dekoroi poeten Zhuliana Jorganxhi me Titullin “Mjeshtër i Madh”.
Në një njoftim në faqen e Presidencës, Meta vlerësoi kontributin e saj në artin shqiptar.
“Zhuliana Jorganxhi është jo vetëm poete e mirënjohur, mjeshtre e vargut poetik, por edhe një intelekuale e angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të kauzave të fëmijëve pa familje dhe pa kujdes prindëror.
Për kontributin e madh për këngën shqipe, për përkushtimin dhe atdhetarizmin e saj, dhe për angazhimin e saj si intelektuale e vijës së pare, është kënaqësi të nderojmë sot zonjën Zhuliana Jorganxhi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”