Presidenti Meta dekreton ashpërsimet e Kodit Penal

Nga Exit News
Presidenti Meta dekreton ashpërsimet e Kodit Penal

Presidenti Ilir Meta njoftoi më 22 prill, dekretimin e ndryshimeve të Kodit Penal, që parashikojnë dënime me burg për ata që kryejnë me dashje veprime për përhapjen e koronavirusin.

Këto ndryshime u miratuan nga parlamenti më 16 prill në seancën e jashtëzakonshme plenare.

Në një komunikim nga Presidenca, Meta i quajti ashpërsimet e Kodit Penal si të nevojshme gjatë pandemisë:

“Presidenti vlerëson se inciativa e Kuvendit dhe qeverisë, që mbrojtja e shëndetit të garantohet edhe nga norma penale, duhet mbështetur.”

Meta tha se në ndryshimet e miratuara u reflektuan kritikat e presidencës, Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile për të parashikuar në Kod dënime proporcionale dhe në respektim të të drejtave të njeriut.

Për të mësuar më tepër për ashpërsimin e Kodit Penal lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>