Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Prof. Dr. Luan Përzhita, në postin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA).
Luan Përzhita ka mbajtur postin e drejtorit të Institutit të Arkeologjisë në ASA si dhe ka qenë anëtar i Senatit Akademik.
Ai mban titullin ‘profesor’ në arkeologji.
Kontributet e deritanishme dhe interesat e tij shkencore janë perqendruarar në temat mbi periudhën e antikitetit të vonë në Provincën Dardane dhe atë të Epirit të Vjetër.
Ai ka kryer 70 ekspedita arkeologjike ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Malin e Zi si dhe ka botuar 12 mamografi dhe 65 artikuj shkencorë.
ASA u krijua në vitin 2008 si institucion kërkimor shkencor nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish- Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.