“Presidenti do të kërkoj që përmes referendumit të mbrojë republikën. Le të vendosë populli shqiptarë nëse do të ruaj demokracinë. Referendumi është demokracia direkte. Unë do bëj çdo gjë që kjo të ushtrohet drejtësisht, lirisht. Të mbrojmë Kushtetutën dhe përmes saj vendin tone”, tha Presidenti sot në konferencën për shtyp. Ai u shpreh se:
Kushtetutën e vitit 1998, që ende gëzon respektin e qytetarëve shqiptarë fatkeqësisht u zhbë brenda natës, në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e 2008.
Si pasojë e kësaj marrëveshje, deputetët nuk përfaqësojnë më vullnetin e popullit por vetëm vullnetin e kryetarëve të partive.
Ndryshimet e vitit 2016 kanë nxjerrë në pah probleme të tjera, të cilat u paralajmëruan se do të ndodhnin.
Kushtetuta u kthye në një rregullore me data dhe afate që janë shkelur të gjitha.
Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon të jetë i njëansahëm dhe larg transparencës.
Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e kryeministrit
Pushteti ekzekutiv është unifikuar më atë legjislativ.
Janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, me një proces antiligjor, njëpartiak, duke dhunuar autonominë vendore.
Prokurorja e përkohshme e Përgjithshme u zgjodh në mënyrë antikushtetuese për të korrur ato rezultate që ju i dini.
Kanë kaluar 20 ligje antikushtetuese.
Qeveria për të pasuruar oligarkët ka krijuar një borxh që qytetarët do ta shlyejnë për 20 vitet e ardhshme.
Fjala e lirë është vënë në shërbim të propagandës, vendi po shpopullohet pa mbarim, dhe nuk ka më investim serioz nga asnjë vend i huaj.
Është koha për t’i thënë ndal këtij degradimi. Shqipëria e ka pësuar njëherë. Diktatura nuk do të përsëritet më.